Telegrafi

Droni 75 dollarësh që paloset në madhësinë e telefonit

Ka një ton të gjërave për të çmuar në lidhje me Holy Stone HS160 Shadow FPV Camera Drone, e cila aktualisht është në dispozicion në Amazon për 75 dollarë.

Droni me kamerë ka të gjitha tiparet themelore që dëshirojmë në një ‘quadcopter’ si dhe disa tipare shtesë të mrekullueshme si ulje me një komandë, si dhe mbajtje të lartësisë dhe një kamera HD.

Por çka është shumë interesante këtu është fakti se ka krahë të palosshëm dhe paloset në madhësinë e një telefoni, kështu që ju mund të ruani atë kudo.

Këtu janë informacionet kryesore nga faqja e produktit:

/Telegrafi/