Telegrafi

Dronët specialë parandalojnë hapjen e gropave të vogla në rrugë, i mbushin me asfalt 3D sapo detektojnë çarjet e para (Video)

Inxhinierët nga Universiteti i Leedsit në Angli, kanë krijuar dronë specialë të pajisur me krahë robotikë, që i mbushin me asfalt 3D, çarjet që më pas krijojnë gropa në rrugë.

Fluturaket do të hulumtojnë gjatë natës, në kohën kur rrugët janë të boshatisura, për të gjetur ndonjë plasaritje që më pas nisë zgjerimin gradual, transmeton Telegrafi.

Pastaj, do të shfrytëzojnë teknikën 3D për ta prodhuar asfaltin, të cilin e zbrazin në formë sprei për të mbushur hapësirat.

Kjo teknikë, po besohet të jetë zgjidhja e fundit, në problemin e vazhdueshëm të hapjes së gropave, që është e pamundur të mbyllen vazhdimisht. Projekti pesëvjeçar ka nisur në janar të 2016-ës, ndërsa deri në përfundimin e tij do të shpenzohen deri në 4.5 milionë euro.

Tani që janë bërë tri vite në punime laboratorike, dronët pritet të hulumtojnë në terren, që janë pikërisht rrugët e Leedsit, ku prej vitit 2014 deri më 2017 janë hapur më se 10 mijë gropa. /Telegrafi/