Site icon Telegrafi

Dronët që lëvizin me energji diellore, mund të qëndrojnë për ditë të tëra në fluturim (Video)

Vadim Kozyulin nga Akademia e Shkencave Ushtarake në Moskë të Rusisë, është në krye të projektit për krijimin e dronëve që lëvizin me energji diellore.

LA-252 Aist përmes paneleve të mëdha, mund të akumulojnë shumë rreze që ia mundësojnë të qëndrojnë për ditë të tëra në ajër, transmeton Telegrafi.

Ato mund të rrinë nga 15 deri në 21 kilometra në lartësi, duke kryer funksionin e satelitëve, transmetuesve të ndryshëm, si dhe shpërndarës të rrjetit Wi-Fi.

“Përmes tyre mund të bëjmë kontrolle të ndryshme nga lartë, si dhe të përfitojmë shërbimet që i ofrojnë”, ka komentuar Kozyulin lidhur me rastin.

Varësisht nga kushtet atmosferike, këta dronë mund të fluturojnë dhe kthehen sërish në tokë, ndërsa mund të lëvizin në mënyrë autonome. /Telegrafi/

Exit mobile version