Gjatë një festivali në Haikou të Kinës, dronën që po jepnin shfaqje me drita dolën prej kontrolli dhe ranë mbi publikun që po i shikonte.
Pajisjet fluturuese besohet se pësuan një interferim magnetik, duke bërë që dhjetra prej tyre të bien poshtë, transmeton Telegrafi.
Shikuesit lëshuan britma, nga frika prej çrregullimit të sistemit të 300 dronëve, që lëshonin drita.
Në fakt, gjithçka ndodhi sapo filloi shfaqja, kur ato nuk ishin shpërndarë si u planifikua, gjë që bëri të mos ketë asnjë të lënduar.
Shfaqja ka nisur pak më vonë, pasi u dërguan dronët rezervë që të krijojnë figura të ndryshme në qiell. /Telegrafi/