Telegrafi

Droid RAZR edhe zyrtarisht

Trashësia e shtëpizës me bërthamë të çeliktë dhe pjesën e jashtme nga kevlari është krejtësisht 7.1 mm, e celulari është i pajisur me procesorin dybërthamësh që punon në 1.2-gigaherc ndërsa ka ekranin Super AMOLED 4.3-inçësh me rezolucion prej 960 x 540 piksel. Ekrani është i mbrojtur me xhamin Gorilla, ndërsa është përfshirë kamera prej tetë megapiksel, si dhe një gigabajt i memories RAM dhe përkrahja për rrjetat LTE.

Celulari në tregun amerikan do të shitet në ofertën e operatorit Verizon, e është paralajmëruar edhe shitja në tregun Evropian. /Telegrafi/