Site icon Telegrafi

Drogë nga Ekuadori në kuti bananesh, sekuestrohen 2 ton kokainë në Letoni

Në vendin baltik është sekuestruar 2 ton kokainë, sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë nga autoritetet letoneze.

Gjatë operacionit policor janë sekuestruar kokainë 80 % të pastër të vendosur në 42 kuti bananesh.

Në pranga kanë rënë 5 persona të cilët janë dënuar me nga 15 vite burg secili.

“2195 paketime me kokainë u konfiskuan. Kokaina kap vlerën e 65 milionë eurove por nëse do të mund të arrinte në destinacion mund të shkonte dhe një miliard euro”, kanë thënë autoritetet.

Kokaina, kanë shtuar autoritetet, vinte nga Ekuadori dhe kishte me siguri një vend tjetër si destinacion, me siguri një nga vendet Skandinave në të cilat droga arrin kulmin e çmimit.

Exit mobile version