Një burrë vdiq dhe shtatë të tjerë u shtruan në spital në gjendje të rëndë pasi kishin konsumuar “një pije të fortë” në një bar në Bavari, tha policia gjermane të hënën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burri që vdiq ishte 52 vjeç, dhe të tjerët ishin midis 33 dhe 52, tha policia për agjencinë gjermane të lajmeve DPA.
“Pija kishte një efekt toksik, helmues”, ka thënë të hënën prokurori i lartë publik Gerd Schäfer.
“Kishte gjëra në të që në të vërtetë nuk ndodhin në një shampanjë”.
https://www.youtube.com/watch?v=ey4HKI0nfIs
Studimet toksikologjike kanë përfunduar dhe tashmë ka disa por është ende e paqartë nëse këto do të publikohen të hënën.
Schäfer nuk donte të konfirmonte raportet e mediave se shampanja mund të ishte përzier me drogë.
Siç bëhet e ditur më tej, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qytetin bavarez të Weiden.
Kur policia mbërriti në lokal, gjeti njerëz të shtrirë në tokë me ngërçe dhe disa prej tyre duhej të shtroheshin në spital.
Një zëdhënëse e policisë i tha transmetuesit publik Bayerischer Rundfunk se ekzistonte dyshimi për vrasje nga pakujdesia, por se ata nuk po kërkonin ndonjë të dyshuar për momentin. /Telegrafi/