Site icon Telegrafi

Drogë, karrierë ilegale, gjoba milionëshe: Historia e ‘Bones’, luftëtarit më të përfolur në UFC (Foto/Video)

Jon Jones, luftëtari më kontrovers në historinë e UFC-së i është kthyer këtij sporti dhe do të përballet me Daniel Cormier të dielën në ora 04:00 në Honda Center në Anaheim të Kalifornisë.

I lindur për sporte luftarake, ai ka revolucionuar artet e përziera marciale me një stil të paparashikueshëm dhe për shumë vite ishte mbreti në UFC, derisa paratë drejtuan jetën e tij.

Daniel Cormier (majtas) dhe Jones

Pas një lufte disavjeçare me veten, ai ka vendosur të rikthehet dhe të rimarrë fronin që i takonte më parë. Kundërshtari i tij është Cormier dhe kjo ndeshje pritet t’i jep fund një nga rivalitetet më të mëdha në këtë sport.

Nofka e tij është Bones (kocka) për shkak të goditjeve me gjunjë dhe bërryla, ai është lindur në New York në një familje ragbi (ai është vëllai i dy lojtarëve NFL), por ai zgjodhi artët e përziera marciale, transmeton Telegrafi.

Gjërat bazike të këtij sporti ai i mori duke shikuar video në internet dhe pastaj në moshën 14-vjeçare filli fitnesin. Në vitin 2007 pasi kishte një fëmijë të paplanifikuar ai fitoi stërvitjet për luftëra pasi kështu do gjeneronte para për të përkrahur familjen e tij. Ai kishte një aftësi të lindur për t’u rrahur dhe kjo bëri që ai shumë shpejt të arrijë në MMA. Në vitin 2011, Bones si 23-vjeçar u kurorëzua si kampioni më i ri në UFC pasi mposhti Mauricio Rua në rundin e tretë.

Pasi arriti në maje ai ishte në gjendje të mbrojë titullin tetë herë radhazi dhe pastaj filluan gjërat jashtë profesionin, mungesa disiplinës dhe kështu ai u fut në një spirale të vetë-shkatërrimit.

Jones ndaj Ovince St Preux

Fillimisht mundësit amerikan i buzëqeshi fati. Fansat brohoriteshin pa ndalur për atë dhe kështu ai u bë luftëtari i parë i MMA-së që u sponsorizua nga Nike. Kampioni madje shpëtoi një çift të moshuar nga një grabitje, e gjitha kjo një orë para se të luftonte para ndeshjes për titull ndaj Ruas. Në janarin e 2015 gjërat filluan të shkojnë keq, Jon doli pozitiv në kontrollin anti-doping, kjo vetëm tre ditë pasi humbi një lufte. Doli pozitiv për kokainë, por kjo nuk do të thoshte përjashtim, pasi ai e kishte konsumuar jashtë kampit stërvitor, shkruan Telegrafi.

“Isha i varur nga droga, një nga gjërat që njerëzit nuk e kuptojnë është se mund të jesh narkoman edhe nëse je një tymosës bari. Nëse ngriheni çdo ditë dhe tymosni para se të hani, stërviteni, para së të shkoni në shtrat apo para orës së studimit, atëherë ju jeni i varur. Nuk keni nevojë të përdorni drogat e forta të jeni i varur”, ka thënë Jones i pyetur për kohën e errën që po kalonte.

Muaj më vonë Jones u pezullua dhe ia morën rripin e kampionit pasi bëri aksident me veturën e tij Bentley Continental GT, nën ndikimin e alkoolit. Ai u fut në dritën e kuqe dhe shkaktoi një përplasje të shumëfishtë.

https://www.youtube.com/watch?v=QCNP8dvZVDo

Ai iku nga vendi i ngjarjes, por në fund u dorëzua në stacionin e policisë. Ditë më vonë, presidenti i UFC, Dana White, e përjashtoi dhe e ‘zhveshi’ nga titulli i kampionit. Kur u duk se ujërat po qetësoheshin, ai u ndal edhe një herë nga policia, një muaj pas rikthimit, ku gjatë kësaj kohe po bënte gara të paligjshme me Cadillacun e tij. Sipas raportit të policisë, Jones është gjobitur për garat, gjë të cilën e ka mohuar, si edhe për tejkalimin e shpejtësisë, gjë për të cilën ka thënë se ishte vetëm një nxitim.

Po ashtu, në raport thuhet se ai ka abuzuar me simbolin e policisë, për të cilin ka thënë se ishte thjesht një objekt dekorativ dhe se nuk ka qëndruar në korsinë e tij. Në bashkëbisedimin e incizuar nga një polic, shfaqet një Jones krejtësisht ‘i krisur’ duke iu drejtuar policisë me këto fjalë:

“Je një gënjeshtarë i keq dhe derr”.

Pas më shumë se një viti jashtë octagoni (tetëkëndëshi) për aksidentin dhe garave ilegale, Jon u rikthye dhe mundi Ovince Saint Preux. Pas fitores, hakmarrja ishte e organizuar ndaj, por ditë para ngjarjes ai ishte prapë në telashe. Substancat që iu gjendën e trupin e tij ishin Hydroxy-Clomiphene dhe Letrozole Metabolites.

I pari është një bllokues i estrogjenit që ka për qëllim nxitjen e prodhimit të testosteronit, ndërsa i dyti është një agjent maskues që shërben për të fshehur përdorimin e produktit të parë.

Pas humbjes së mundësisë për të marrë rripin e tij, Jones pësoi një goditje të dytë, ku edhe fitimet e tij u pezulluan.

“Kush e di sa para kam fituar nga mbrëmja UFC 200, por më janë pezulluar për 12 ose 25 muaj. Po flasim për shifra rreth 25-30 milionë dollarë, pasi dola pozitiv në testin anti-doping”, kishte thënë Jones. /Telegrafi/

Exit mobile version