Policia e Lushnjës ka finalizuar operacionin “Penaliteti”, duke sekuestruar sasi droge, lëndë eksplozive dhe armë të ftohta.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan tre persona dhe u procedua penalisht një tjetër.
Policia e Lushnjës ka vënë në pranga: E. L., 32 vjeç, banues në Kuçovë, i cili transportonte në automjet një sasi kanabisi dhe një kallëp lënde eksplozive artizanale; R. K., 21 vjeç, banues në Lushnjë, tek i cili u gjetën doza kanabisi dhe një përforcues grushti; A. M., 24 vjeç, banues në Lushnjë, i cili kishte në automjet një sasi kokaine.
Gjithashtu, një 17-vjeçar nga Lushnja është proceduar penalisht pasi iu gjetën dhjetëra doza kanabisi që, sipas hetimeve, synonte t’i shiste pranë shkollave të qytetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/