Një hetim i Prokurorisë për Krime të Rënda ka çuar në zbulimin dhe goditjen e një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.
Në bazë të hetimit disamujor, të nisur dhe të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, u arrit të provohej përgjegjësia dhe të arrestohen organizatorët e këtij aktiviteti, të cilët dyshohet se kanë trafikuar në kohë të ndryshme sasi të konsiderueshme kanabis sativa nga jugu dhe jug-lindja e Shqipërisë për në territorin e Greqisë.
Në kuadër të këtij hetimi, gjatë muajve të fundit janë arrestuar disa anëtarë të këtij grupi në Pogradec, Fier, Maqedoni e Greqi.
Ata janë shtetasit:
1. Gazmend Lleshakanu, organizator
2. Jorgo Dulla, organizator
3. Isak Alla, bashkëpunëtor
4. Aurel Toska, bashkëpunëtor
5. Gëzim Balla, moskallëzim të krimit
6. Jani Meçja, moskallëzim të krimit Në bazë të veprimeve hetimore të institucionit të akuzës, Gjykata për Krime të Rënda caktoi masën e sigurimit “arrest me burg” për disa persona.
Në kuadër të këtij hetimi, disa kohë më parë janë arrestuar në episode të ndryshme edhe shtetas të tjerë shqiptarë, grekë dhe maqedonas, të cilët, nën drejtimin e organizatorëve Lleshanaku dhe Dulla kishin krijuar një rrjet të gjerë sigurimi, transportimi dhe trafikimi të lëndës narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Ky trafik realizohej nëpërmjet kufirit shqiptaro-grek ose atij greko-maqedonas. /Telegrafi/