Një person është arrestuar në fshatin Pogragjë të Gjilanit, pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, dy karikator të pistoletës, një pushkë gjuetie, 29 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 7-thika, një qese të mbushur me gur kristalor në peshë 5.2 gram që dyshohet të jetë kokainë dhe dy paketime letër rizlla.
Rasti ka ndodhur në Pogragjë të Gjilanit të mërkurën në ora 10:30.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.