Telegrafi

Drogba: Unë dhe Rooney jemi të ndryshëm

Këtë sezon, të dy sulmuesit janë në formë të shkëlqyer dhe njëherit janë në garë për golashënuesin më të mirë, kurse skuadrat e tyre po luftojnë për titullin e Ligës Premier, ndërsa shpesh është shtruar çështja se cili është futbollist më i mirë.

“Nuk më pengon ajo që njerëzit na krahasojnë të dyve. Nuk besoj se ekziston lojtari më i mirë”.

“Ndoshta mund të jesh më i mirë në një kohë të caktuar, por herën tjetër do të jetë dikush tjetër. Rooney është i jashtëzakonshëm, por ne jemi futbollistë të ndryshëm”, ka deklaruar Drogba. /Telegrafi/