Telegrafi

Drogba, trajnerit Biello: Në 11-shen e parë, ose mos më fto në skuadër!

Didier Drogba nuk u ftua në ekipin e parë të skuadrës Montreal Impact për derbin ndaj Torontos (2: 2).

Merret vesh se ish-sulmuesi i Chelseat t’i ketë thënë trajnerit mos ta lë në stol, nëse nuk do ta inkuadrojë në formacionin bazë.

“Thjesht, nuk dëshiroj të pranojë faktin që duhej të qëndronte në stol”, u tha gazetarëve trajneri Mauro Biello, transmeton Telegrafi.

E gjithë kjo po ndodh kur emri i sulmuesit të Bregut të Fildishtë po lidhet me Napolin.

Klubi italian po kërkon me ngulm sulmues pas lëndimit të Arkadiusz Milik, ndërsa Drogba është zgjedhja e tyre e parë.

Gjatë sezonit të kaluar në MLS, Drogba ka shënuar 11 gola në po aq ndeshje, por këtë sezon ka qenë më pak efektive, ku ka realizuar dhjetë gola në 23 ndeshje. /Telegrafi/