Telegrafi

Drogba shënon dy gola në fitoren e Bregut të Fildishtë

Vendasit kaluan në epërsi ne një autogol të Saidou Panandetiguiri pas 10 minutash lojë, që ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë. Pjesa e dytë solli edhe katër gola tjerë, dy nga Drogba (50’ dhe 65’), në nga Yaya Tore (55’) si dhe një tjetër nga Kader Keita (70’).

Bregu i fildishtë ka shënuar 15 gola në katër ndeshje në grupin E kualifikues për Kupën Botërore, dhe i ka fituar që të gjithat.