Site icon Telegrafi

Drogba në ligën e dytë amerikane

Didier Drogba duhet se nuk e ka ndërmend të pensionohet.

Sulmuesi 39-vjeçar raportohet se ka arritur marrëveshje me skuadrën amerikane të FC Phoenixit, e cila bën pjesë në ligën e dytë të SHBA-së.

Edhe më parë ish-sulmuesi i Chelseat ka luajtur në ligën MLS duke veshur fanellën e Montreal Impact, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se edhe disa skuadra kineze janë të interesuara për lojtarin, i cili tash e disa muaj është pa ekip dhe mund të kalojë në ndonjë skuadër si futbollist i lirë.

Kujtojmë se në Phoenix luan edhe dikur ish-bashkëlojtari i Drogbas te Chelsea, Shawn Wright-Philips. /Telegrafi/

Exit mobile version