Telegrafi

Drogba: Ndeshja ndaj Villas shumë e rëndësishme

Shpresat e Chelseat për titull janë ringjallur pas fitores bindëse ndaj Portsmouth dhe Drogba porosit bashkë-lojtarët të fokusohen më shumë në takimin ndaj Villas se sa në atë që vjen më pas, ndaj Manchester United.

“Aston Villa është një ndeshje shumë, shumë e madhe për ne. Ne duhet ta harrojmë Portsmouthin dhe të mendojmë për Aston Villan. Duhet të rikuperohemi shpejt dhe të sigurohemi se jemi të gatshëm për këtë ndeshje”.

“Është e rëndësishme për ne ta ruajmë distancën (prej një pike) dhe të udhëtojmë në Old Trafford me shumë vetëbesim dhe të pritni diçka mirë nga ekipi atje”, ka thënë Drogba. /Telegrafi/