Telegrafi

Drogba: Momenti më i mirë i karrierës

“Ky është momenti më i mirë që kam pasur që prej se u bëra futbollist profesionist. Ishte sezon fantastik, ne shënuam shumë gola, 103, ndërsa kemi luajtur futboll të mirë, gjë që është me rëndësi për ekipin”.

“Ekipi punoi shumë këtë sezon dhe ata më ndihmuan të fitoj Këpucën e Artë, që gjithnjë do të jetë e veçantë për mua. Është fantastike që e kam okupuar këtë çmim dhe unë ia dedikoj ekipit”.

“Ne mbajtëm identitetin tonë përgjatë sezonit, gjë që është e mirë dhe ky është mesazh për të gjithë njerëzit se sa i fortë është Chelsea. Ne patëm një sezon të mrekullueshëm dhe meritojmë të jemi kampionë”, përfundoi Drogba. /Telegrafi/