Telegrafi

Drogba lojtari më i mirë afrikan i vitit 2009

Drogba, i cili fitoi këtë shpërblim edhe në vitin 2006, këtë vit doli para bashkë-lojtarit të tij të Chelseat, mesfushorit të kombëtares së Ganës, Michael Essien, dhe para kamerunasit të Interit, Samuel Eto’o.

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë e fitoi këtë shpërblim për ditëlindjen e 32-të të tij, por nuk ishte i pranishëm në ceremoni. Drogba e pason sulmuesin e Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, i cili vitin e kaluar e fitoi këtë çmim./Telegrafi/.