Telegrafi

Drogba krenar që ka ‘mposhtur’ Etoon

Ndeshja e sotme në mes të Chelseat dhe Interit do t’i shohë dy futbollistët më të mirë afrikan, të zbuluar javën e kaluar, Drogba dhe Eto’o, duke u përballur me njëri tjetrit.

“Jam shumë i lumtur. Ishte një dhuratë jo e pritur”, ka thënë Drogba për Chelseafc.com. “Eto’o është një lojtar fantastik dhe e di se ai do të vijë këtu dhe do të japë më të mirën nga vetja. Ai ka pasur një sezon të shkëlqyeshëm (me Barcelonën), por ata ma dhanë çmimin mua dhe unë jam i lumtur”.

“Unë isha lojtari i parë nga Bregu i Fildishtë që e fitova këtë çmim dhe e kam bërë këtë dy herë dhe është mrekulli pasi e di se çfarë do të thotë kjo për vendim tim. Shpresoj se do të ketë edhe në të ardhmen”, ka thënë Drogba. /Telegrafi/