Gjërat nuk kanë shkuar mirë për Montreal Impact, ndërsa frustrimi është parë edhe te Didier Drogba.
Montreali pësoi me rezultat 1-0 nga New York Red Bulls dhe kjo ishte humbja e tretë në katër takime.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë nuk arriti që të tregohej i rëndësishëm në atë sfidë dhe pas ndeshjes ka pasur një zënkë me tifozët e Red Bullit.
Është kërkuar ndërhyrja e stafit të sigurimit për të penguar incidentin e mëtutjeshëm.
“Ishin dy tifozë që e tepruan me entuziazmin e tyre. Ata e kaluan kufirin, kjo është e tëra”, ka sqaruar më pas Drogba për TVA Sports. /Telegrafi/
https://twitter.com/KlimbergCalcio/status/779849687461494784