Telegrafi

Drogba, konfirmohet interesimi i Juves

Zonja e Vjetër dëshiron që të përforcojë sulmin, me drejtorin Giuseppe Marotta, që ka zbuluar më herët gjatë javës se ata po shqyrtojnë mundësinë e ofertës për Drogban, që si duket tashmë ka ndodhur.

“Është e vërtetë se ka pasur kontakt me Juventusin. Ende nuk ka asgjë konkrete në këtë pikë”.

“Juventusi, Milani, Celticu janë ekipe të interesuara për të, por Drogba është lojtar i Shanghait”, ka thënë agjenti i lojtarit.