Telegrafi

Drogba: Dua ta fitoj LK-në me Galatasarayn

“Po vi te Galatasaray për ta fituar Ligën e Kampionëve. Galatasaray është klub i madh, jo vetëm në Turqi, por edhe në Evropë”.

“Këtë sezon, ata kanë arritur të hyjnë në 16-shin e fundit në Ligën e Kampionëve. Dua ta fitoj këtë trofe për herë të dytë, por me fanellën e Galatasarayt. Besoj se mund ta bëjmë këtë”.

“Sneijder është emër i madh. Është një mundësi e madhe për mua si sulmues që të luaj me të”, ka thënë Drogba për Milliyet. /Telegrafi/