Telegrafi

Drogba drejt Cityt?

Ky lajm është ca befasues duke marrë parasysh faktin se qëllimi primar i Manchester Cityt ishte i riu i Interit, Mario Balotelli.

“Sot ai është në Chelsea, por mund të ndodhë befasi para 31 gushtit. Kontaktin e vetëm të drejtëpërdrejtë që e kam pasur ka qenë ai me Manchester City. Por për momentin lëvizim deri te status-quo”.

“Ne i kemi dëgjuar të gjithë, por që Didier ta lëshojë Chelsean nuk është detyrë e lehtë, pasi ai është atje për të luajtur mirë. Ai ka 32 vjet dhe është i hapur për gjithçka. Në moshën e tij, nuk mund t’i injoroj faktorët financiar”, ka thënë agjenti i lojtarit. /Telegrafi/