Telegrafi

Drogba do të luaj për Juventusin ose Milanin

”Didier ka një marrëveshje për përfundimin e kontratës me klubin kinez dhe unë mendoj se ka shumë mundësi që ai të transferohet në Itali gjatë janarit”.

”Ka interesim të madh nga Juventusi dhe Milani dhe gjithashtu Drogba është i interesuar për to”.

”Kemi pasur shumë kontakte me të dy klubet dhe javën e ardhshme do të kontaktojmë përsëri me to. Ai do të dëshironte të luante në njërën prej ligave më të forta në botë, sic është Serie A”, ka thënë agjenti Bajo për Tuttomercatoweb./Telegrafi/