Site icon Telegrafi

Drogba do ta mirëpresë Torresin në Chelsea

Drogba, i cili fitoi këpucën e artë këtë sezon, ka funksionuar në mënyrë të shkëlqyeshme me partnerin tij të sulmit, Nicolas Anelka, por nuk e ka fshehur dëshirën se dëshiron ta shohë Torresin si partner.

“I kam dëgjuar zërat se Torres mund të arrijë dhe do t’i dëshiroja mirëseardhje. Gjithmonë kur vjen një futbollist i ri, kjo e bën ekipin edhe më të madh dhe na jep më shumë fuqi. Nëse ai ka shans të vijë këtu, do të jetë i mirëseardhur, pasi çdo ndihmë është e mirëseardhur”, ka thënë Drogba.

Drogba ka shënuar 84 gola në Ligën Premier në 166 paraqitje me Chelsean. Këtë sezon ai shënoi 29 vetëm në Ligën Premier, tre prej të cilave në ndeshjen e fundit të javës, kur Chelsea shkatërroi Wiganin me rezultat 8-0./Telegrafi/

Exit mobile version