Telegrafi

Drogba: Chelsea kaloi momente të vështira

“Gjithmonë keni momente të vështirë gjatë një sezoni, por ky i yni nuk erdhi në momentin e duhur. Nëse do të ndodhte më herët do të ishte më lehtë për t’u rimëkëmbur. Tani nuk kemi kohë për të menduar sepse duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura për të fituar titullin”.

“Dhe duhet të besojmë. Manchester United ishte një pikë prapa nesh dhe ata u rikthyen. Është mirë të kalojmë nëpër situata të këtilla dhe pastaj të fitojmë sikurse ndaj Portsmouthit. Kjo është ajo që duhet të bëni për të fituar kampionatin, ky është futbolli”, u shpreh Drogba. /Telegrafi/