Telegrafi

Drogba, Bosingwa dhe Chelsae dënohen nga UEFA

Drogba është ndëshkuar me gjashtë ndeshje moslojë në garat evropiane, nga të cilat dy me kusht, për shkak të fjalëve me arbitrin kryesor, Tom Henning Ovrebo, si dhe fjalëve ofenduese të drejtuese për UEFA-në përmes kamerave.

Ndërsa Bosingwa është ndëshkuar me katër ndeshje moslojë, nga të cilat një me kusht, për shkak të deklaratave në media pas ndeshjes, duke e quajtur arbitrin ‘hajn’.

Chelsae është dënuar edhe me 100 mijë euro për shkak të sjelljes së dhunshme të lojtarëve dhe hedhjes së gjësendeve në fushë nga ana e tifozëve.