Telegrafi

Drogba arrin marrëveshje të re me Chelsean

Marrëveshja e re raportohet se do t’i sjellë sulmuesit 100 mijë funte në javë dhe pritet të bëhet zyrtare në ditët në vazhdim.

E kaluara e Drogbës te Chelsea ka qenë shumë e zhurmshme, ashtu që vazhdimi i kontratës edhe për tre sezone të tjera i jep fund edhe spekulimeve për një largim të mundshëm të tij.

Pritet që menaxheri i ekipit Carlo Ancelotti të luajë më shumë me dyshen Drogba – Nicolas Anelka gjatë sezonit të ardhshëm.