Site icon Telegrafi

Drogat e shkatërruan brenda shtatë muajsh, nëna e konsumuesit të narkotikëve: “Kjo është fytyra e heroinës dhe metamfetaminës”

Jennifer Salfen-Tracy nga Missouri i Shteteve të Bashkuara, është nëna që shpërndau fotografitë e të birit të saj, Cody Bishop të cilin e shkatërruan drogat, duke e dobësuar në masë të madhe, derisa fytyra i është egërsuar, si pasojë e varësisë nga droga.

Në imazhin e parë, 26-vjeçari shfaqet i shëndoshë dhe me fytyrë të freskët, derisa në të dytën, ai është shumë i thatë, ndërsa në trup i shihen shenjat e dhimbshme, si pasojë e marrjes së heroinës dhe metamfetaminës në mënyrë intravenoze, transmeton Telegrafi.

“Kjo është fytyra e heroinës dhe metamfetaminës… ky është realiteti për shumë familje dhe njerëz, gjatë ditëve të sotme” ka shkruar Tracy në një postim të gjatë, ku tregon pasojat që pësoi Cody, me të cilin ka humbur kontaktet gjatë javëve të fundit.

Dukja e Bishop para shtatë muajsh

Postimin që deri më tani është shpërndarë më se 40 mijë herë, ajo e bëri në përpjekje që ta gjejë të birin e saj, që mendon se jeton si i pastrehë në Los Angeles, si dhe që të paralajmërojë të tjerët për pasojat që mund t’i kenë abuzimi me substanca narkotike.

Gjendja tij pas konsumit të substancave narkotike

Bëhet e ditur se ai është prind i një fëmije, derisa sipas llogarisë së tij në Facebook, gjatë muajit maj ishte punësuar në një kompani, derisa për fatin e tij më nuk është bërë e ditur. /Telegrafi/

Exit mobile version