Telegrafi

Droga shpëton bankat nga kriza financiare

Shërbimi disponon me të dhëna, sipas të cilave kreditë ndërbankare janë finacuar falë mjeteve të kontrabandimit të narkotikëve dhe aktiviteteve tjera ilegale, deklaroi Kosta për javoren austriake "Profil".

"Shumë banka janë shpëtuar në këtë mënyrë", deklaroi Kosta, pa dhënë më shumë detaje për qëndrimin e dhënë.

Në gjysmën e dytë të vitit 2008 mungesa e likuidimit ishte problemi kryesor i sistemit bankar dhe kapitali personal u bë faktor kryesor, deklaroi Kosta.

Në shumë raste, megjithatë, paratë nga narkotikët janë burimi i vetëm i mundshëm i mjeteve për investim, kur shtetet nuk japin subvencione, shtoi ai.