Telegrafi

Droga që mjekon nga vartësia prej opioideve

Droga ondansetron, e cila tashmë është miratuar për të trajtuar nauzenë, duket se shmang disa nga problemet që shoqërojnë trajtimet ekzistuese për vartësinë nga këto analgjetikë të fuqishëm, pohojnë shkencëtarët.

"Abuzimi me opioide është duke u rritur në një normë më të shpejtë se çdo lloj tjetër i përdorimit të paligjshëm të drogës, por vetëm rreth një e katërta e të varurve nga opioidet kërkojnë trajtim mjekësor. Një pengesë për trajtim është se kur papritmas ndërpritet marrja e drogës, paraqiten një plejadë e simptomash që janë pasojë e tërheqjes", thotë Larry Chu F., MD, asistent profesor i anestezisë në Fakultetin e Mjekësisë.

Chu e përshkruar tërheqjen nga opioidet si “grip të keq”, i cili karakterizohet nga agjitacioni, pagjumësia, diarre, nauzea dhe të vjellat. /Telegrafi/