Site icon Telegrafi

Droga në vlerë të 106 milionë eurove u gjet në një Bentley të vitit 1960

Policia australiane publikoi së fundmi informacion për një sekuestrim të madh droge me vlerë miliona, të cilat ishin fshehur në një Bentley S2 të vitit 1960.

Bentley S2 u përdor në një përpjekje për të kontrabanduar kokainë, metilamphetaminë dhe fentanil në Australi, dhe kontrabandistët u kapën në portin Botanik të Sydneyt.

Vetura u rrezatua me rreze X pasi u informua nga Policia Kufitare Australiane dhe që atëherë është çmontuar. Policia gjeti 161 kg metilamphetaminë, 30 kg kokainë dhe një sasi të caktuar fentanil, vlera e së cilës llogaritet në 106 milionë dollarë (106 milionë euro). Droga ishte vendosur pas fenerëve të Oldtimer, raporton businessinsider.

Vetura u dërgua në Australi nga Vankuveri, pasi policia sekuestroi drogën, Bentley S2 u montua sërish dhe u dërgua në destinacion. Gjatë asaj kohe, u mor një urdhër kontrolli për një objekt në Rooty Hill.

Në atë operacion policia sekuestroi një Bentley, një Ford Focus, celularë dhe kompjuterë, ndërsa u arrestuan një i ri dhe një e re. Më pas policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë. Nga kontrolli i automjetit u gjetën edhe 2.2 kilogramë metilamphetaminë dhe më shumë se 759 mijë dollarë.

Kanadaja është e njohur për furnizimin me drogë në Australi dhe disa arrestime janë bërë në vitet e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version