Telegrafi

Droga “mashtruese” e ka mbytur një dhe i ka helmuar disa pjesëmarrës në një festival

Pjesëmarrësit në festivalin “Kendall Calling” që është zhvilluar në Britani të Madhe, kanë rënë në kontakt me një substancë, e cila ende nuk është identifikuar.

Të sëmurët që po trajtohen në spital, e kanë përshkruar drogën si të “fuqishme dhe të rrezikshme”.

Policia është duke i ekzaminuar disa ekzemplar, që janë gjetur tek përdoruesit.

Ende nuk është dhënë ndonjë përshkrim, se çfarë përmbajnë këto tableta me ngjyrë të gjelbër. /Telegrafi/