Site icon Telegrafi

Droga “Krokodil” që vjen nga Rusia dhe “ha” organet – me pasoja shkatërruese tek njeriu (Video,+18)

Droga “Krokodil” është një nga drogat më të forta dhe shkatërruese në botë.

Mund të krijohet në shtëpi me disa elementë që blihen në farmaci, duke i krijuar personave që e përdorin plagë që duken si djegie cigaresh në fillim, por me kalimin e kohës ato bëhen gjithnjë e më të mëdha, duke ngrënë mishin, shpesh herë edhe kockat.

Kjo lloj droge, që të ha të gjallë përbëhet nga kodeina, që gjendet në tabletat që merren në rast ftohjeje, e cila kombinohet me disa elementë të tjerë që mund të blihen pa recetë.

Është një drogë shumë e fortë, kushton pak dhe ka efekte shumë të rënda.

Krijon humbje të ekuilibrit, agresivitet dhe deri në akte kanibaleske.

Shkakton dëmtim të mëlçisë, trurit, ulcerës, infeksione deri në kangrenizim.

Gjithashtu një dëmtim të sistemit nervor qendror. Kjo video e publikuar tregon pasojat e tmerrshme dhe të pariparueshme të drogës ‘Krokodil’. /bw/

Exit mobile version