Telegrafi

Droga dhe pastrimi i parave në Shqipëri, DEA amerikane me linjë të re kontakti

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të denoncojnë trafikun e drogës se tashmë kanë një linjë të re kontakti me Agjencinë amerikane anti-drogë (DEA).

Përmes një njoftimi zyrtar, ambasada ka shpërndarë numrin e Whatsappi-t të personelit të DEA-s, ku çdokush mund të bëjë denoncimin e tij, për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.

“Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov”, shkruan ambasada.

“Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /Telegrafi/