Arrestimi i tyre u bë nga karabinierët e Luinos në autostradën A8 Varese- Milano.
Fillimisht policia kishte menduar se njëri prej të arrestuarve ishte shtetas slloven, por më pas zbuloi se ishte shqiptar me dokumente false. Të arrestuarve shqiptarë nuk u bëhet i ditur emri por vetëm mosha, 36 dhe 29 vjec.
Dy shqiptarët kishin hipur në makinën tip Mercedez, ndërsa italiani drejtonte furgonin ku dhe u sekuestrua lënda narkotike.
Ndjekja e policisë vazhdoi deri në Seriate, provincë e Bergamos, pasi të arrestuarit kishin bërë disa manovra të rrezikshme dhe tentativa për t’i shpëtuar prangosjes.
Droga ishte paketur në 24 paketa me nga 2 kg secila dhe ishte vendosur në një kuti kartoni. Nga droga e hedhur në treg do të përfitoheshin 350 mijë euro, bëjnë të ditur investigatorët. Policia sekuetroi 2 makinat si dhe 5 mijë euro. /Telegrafi/