Telegrafi

Drobga: Nuk mund ta refuzoja Galatasarayin

Legjenda e Chelseat i ka siguruar vetes një pagë të majme pasi ka nënshkruar me Galatasarayn. The Sun shkruan se Drogba do të fitojë 8.5 milionë funte për një vit e gjysmë.

“Mundësia për të luajtur për këtë klub të madh ishte një ofertë që nuk mund të refuzohej. Mezi pres të luaj në Ligën e Kampionëve sërish, kundër klubeve më të mira në Evropë”, ka thënë Drogba. /Telegrafi/