Telegrafi

Driverët e Nvidias për Windows 8

Driverët 296.71 të Nvidias i dedikohen Windowsit 8 (respektivisht versionit Consumer Preview i cili është aktual) dhe procesorëve grafik GeForce dhe Quadro për kompjuterët e tavolinës dhe ata portativ.

Sipas fjalëve të kompanisë, driverët janë kompatibil me Windows Display Driver Model (WDDM) v1.2 të pranishëm në Windows 8, e në të njëjtin sistem operativ ofrojnë përkrahjen për Nvidia 3D Vision dhe 3DTV Play. Programet e rinj drejtues në versionin për shfrytëzuesit e Windows 7 dhe XP-së kanë shënimin 296.10 dhe nuk kanë kurrfarë risi në krahasim me versionin e përparshëm (295.73), që solli rritje të përformancave në lojërat e popullarizuara siç janë Skyrim dhe Mass Effect 3.

Të interesuarit versionin e ri të driverëve për çipat e Nvidias mund ta kërkojnë në faqet zyrtare. /Telegrafi/