Site icon Telegrafi

Driton Vokshi gjashtë muaj te Liria

Lajmin e ka bërë të ditur Erxhan Dana, drejtor i klubit.

“Po. Me Vokshin arritëm marrëveshje gjashtë mujore. Është ky një qendërmbrojtës me përvojë nga i cili presim shumë”, tha ai.

Driton Vokshi më parë ka bërë karrierë në Prishtinë, Ferizaj e së fundi ka qenë pjesë e Vushtrrisë. Ai, të martën pas prezantimit, do t’i bashkohet stërvitjeve të Lirisë.

Me këtë prurje, Liria ka përmbushur njërin nga synimet e që ishte sjellja e një mbrojtësi me përvojë. Në ndërkohë, Liria po kërkon me ngulm edhe një mesfushorë. Liria, fazën e dytë të përgatitjeve do ta kryej në Durrës.
 

Exit mobile version