Lidhja Demokratike e Kosovës bëri të ditur se nga sot pjesë e koalicionit LDK-AKR dhe Alternativa do të jenë edhe tre profesionist-aktivist nga shoqëria civile, Dardan Veliaj, Driton Selmanaj dhe Visar Berisha.
LDK përmes një njoftimi për media thekson se mirëpret angazhimin e tyre dhe beson fuqishëm drejt fitores së pakontestueshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ndryshe, LDK për zgjedhjet e 11 qershorit ka hyrë në koalicion parazgjedhor me AKR-në dhe Alternativën. /Telegrafi/