Aktivisti për mbrojtjen e kafshëve, Driton Gusia, ka iniciuar një peticion përmes të cilit synohet mbrojtja e kafshëve.
“Rregullorja e re ka disa pika që nuk i konvenojnë kësaj organizate. Peticioni i ka mbledh disa nënshkrime dhe besoj që kanë reaguar edhe njerëzit që nuk janë dashamirë të kafshëve. Për rregulloren e re ka mbet me nënshkru Isa Mustafa dhe nëse miratohet ky ligj do të hyjë në fuqi së shpejt. Në metodat që i kemi propozu deri tash institucionet po na injorojnë. Komuna e Prishtinës po premton që ka ndarë disa mijë euro për trajtimin e problemit të qenve endacakë”, tha Gusia në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova.
Gusia ka thënë se për këtë problem do të merren masa më radikale.
“Kemi me protestu edhe me marr masa më radikale për këtë çështje. Nuk duhet t’i vrasim qentë dhe nuk dmth që nuk kan mu vra qentë që paraqesin rrezik por qentë hendikepë ata që janë më të vegjël do të lirohen pasi sterizilohen. Qentë që nuk paraqesin rrezik do të kapen dhe do të sterizilohen”, tha Gusia./Klan Kosova/