Site icon Telegrafi

Driton Dauti dhe Granit Kuleta kampion të padiskutueshëm të kampionatit mbarëkombëtar në Bodybuilding

Driton Dauti dhe Granit Kuleta kampion të padiskutueshëm të kampionatit mbarëkombëtar në Bodybuilding

Të shtunën e 7 shtatorit Federata e Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës ka organizuar garën Kampionati i Kosovës dhe Mbarëkombëtar.

Në këtë garë morën pjesën garuesit më të mirë të trojeve shqiptare, ku shkëlqyen disa emra.

Emrat që spikatën ishin Driton Dauti dhe Granit Kuleta që fituan vendet e para në kateogritë kryesore.

Federata e Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës ka falenderuar “Kolegjin AAB” për përkrahjen dhe për shfrytzimin e hapësirës për realizimin e Kampionatit, poashtu të gjithë bashkëpuntorëve për kontributin e dhënë për organizimin e këtij Kampionati dhe të gjithë garueseve i urojmë suksese në garat e ardhshme.

Po ashtu ka pasur falenderim të veçantë për MKRS për përkrahjen e vazhdueshme për realizimin e aktiviteteve të Federatës.


Rezultatet janë si vijon:

Kategoria Women Bikini Fitness

Vendi i 1-rë – Egzona Leka

Kategoria Women Wellnes Fitness

Vendi i 1-rë – Besiana Jashari

Kategoria Men’s Physique Junior -23 vjeç

Vendi i 1-rë – Brahim Tahiri

Kategoria Men’s Physique -174 cm

Vendi i 1-rë – Zef Nue

Kategoria Men’s Physique -178 cm

Vendi i 1-rë – Dren Bajqinca

Kategoria Men’s Physique +178 cm

Vendi i 1-rë – Brahim Tahiri

Kategoria Kampion Absolut në Men’s Physique u shpall Zef Nue.

Kategoria Men’s Classic -175 cm

Vendi i 1-rë – Remzi Hajzeri

Kategoria Men’s Classic +180 cm

Vendi i 1-rë – Granit Hasani

Kategoria Bodybuilding -80 kg

Vendi i 1-rë – Ardit Gashi

Kategoria Bodybuilding -90 kg

Vendi i 1-rë – Driton Dauti

Kategoria Bodybuilding -100 kg

Vendi i 1-rë – Granit Kuleta


/Telegrafi/

Exit mobile version