Telegrafi

Driton Berisha – Xexi pas projektit “Kojshikja”, po “frikohet” nga fqinjët

Ylli i ri i hip hopit, Driton Berisha, i cili tashmë po njihet me emrin e tij artistik XEXI, në fund të muajit qershor, ka publikuar projektin e tij më të ri “Kojshikja”.

Kënga e shoqëruar edhe me videoklip “Kojshikja” është xhiruar në pjesë të ndryshme të Prishtinës.

XEXI për “Reload” në RTV Dukagjini, ka thënë se tekstin e ka shkruar vet, ndërsa muzika dhe produksioni nga Menju.

Ai ka treguar se “kojshikja” në videoklip është modele nga Maqedonia, dhe se kënga është vetëm një storje e shpikur dhe nuk ka të bëj me realitetin.

“Nuk dua te kem ndonjë problem me fqinjët, të del ndonjë ditë ndonjë fqinj e të më thotë pse po më ngacmon vajzën, prandaj historia është e shpikur nuk është reale”, ka thënë me humor këngëtari.

Ai ka thënë ndër të tjera se ka qenë shumë afër tërheqjes nga muzika, sepse është mjaft e kushtueshme, por ka ndryshuar mendim më vonë.

Këngëtari ka thënë se shumë shpejt do vjen edhe me këngë të reja, por deri atëherë do t’i përkushtohet promovimit të këngës “Kojshikja”./Telegrafi/