Site icon Telegrafi

Driton Berisha, talenti i ri që po i shtohet skenës së muzikës (Foto/Video)

Driton Berisha, është djali që talentin e tij do ta sjellë për publikun përmes disa projekteve që ka planifikuar. Të parin tashmë e ka nxjerrë në dritë.

Kënga “6 am” e kënduar nga J Balvin dhe Farruko, është sjellë në një version tjetër nga Dritoni, i cili e pëlqen shumë këtë stil.

Djali nga Peja, i cili tashmë ka një kohë që jeton në Maribor të Sllovenisë, tregon pak për këngën origjinale dhe versionin e tij të cilës ja ka lënë titullin “Dy fjalë”.

“Është këngë me prejardhje kolumbiane e cila m’ka shty mu me e bo ‘cover’, jo në tematiken e njëjtë, por në një tjetër tematikë, e cila trajtohet dhe ndodhë shpesh sot në vendin ton, dhe gjithandej botës”, shprehet Dritoni për Gazeta Metro.

Por ky zhaner dhe ky ritëm i këngës kolumbiane Dritonit, nuk i ka ardhë krejt rastësisht. Ai, preferon vallëzimin dhe për një kohë ka qenë edhe anëtarë i grupit Future Steps. E zakonisht është vallëzimi kolumbian dhe puerto rico’ane, (reggetone) ose edhe (dancehall) e cila ka prejardhjen jamaicane, të cilat e kanë shoqëruar Dritonin gjatë gjithë kohës.

E ky ‘cover’ vjen krejt vetëm për qejfin e tij, pasi që shumë njerëz ia krijuan mundësinë për ta punuar këtë.

Është Valdrin Abazi ai i cili u kujdes për incizimet në studio VDSounds, Doan Mulla për Miximin dhe Masterizimin, Gimbo Shala dhe O2A Production për videon dhe gjithashtu edhe Vigan A. Husaj për ndriçimin, fotografitë dhe studion e Art Entertainment.

Ai, shpreson që e gjithë kjo punë të vlerësohet, pasi ky ‘cover’ është vetëm projekti i tij i parë.

“Gjithsesi jam marrë gjithmonë me muzikë, asnjëherë anash se kom lënë, por tani mendova që është më së miri të realizoj diçka që kam dashur gjithmonë”, thotë Berisha.

E projektet e tjera do të varen prej vizitave të tij që do t’i bëjë në Kosovë. Planet ekzistojnë, ndërsa njëherë për njëherë do të merret vetëm me ‘cover’ të këngëve të tjera, transmeton GazetaMetro.

“Pasi që për një këngë origjinale janë çmimet e larta, mendoj me vazhdu kështu me covera, mundet me ndodh që do i bashkohem ndonjë kompanie ose për ndryshe Shtëpi Muzikore, si një artist i ri, po i mbetet kohës kjo”, tha Berisha.

Më poshtë mund ta shihni edhe videoklipin e këngës “Dy fjalë”.

Exit mobile version