Site icon Telegrafi

Dritës i largohet edhe Alban Shillova

Sulmuesi i gjashtë golave në stinorin vjeshtor, më së shumti te Drita, thekson arsyet e largimit nga klubi gjilanas.

“Kemi pasur marrëveshje me Dritën, por siç po shihet ata kanë mbetur shumë prapa në organizim dhe në respektim të marrëveshjes. Tani mund të shqyrtojë interesimet e ndonjë klubi”, thekson Shillova për GazetaOlle.com.

“Drita nuk po më duket serioze në synimet e saj dhe në organizim”, shtoi ai.

Shillova bëri bum në vjeshtë, duke qenë njëri prej sulmuesve më të dalluar. Golat e tij ishin vendimtar në fitoret e Dritës. Ai më herët ka luajtur edhe në Bylis të Shqipërisë, dhe tek Fushë Kosova.

Kujtojmë që pa kontratë tek Drita është edhe mbrojtësi i mirënjohur, Erdin Hashani, i cili po ashtu mund të ndjek rrugën e lojtarëve të larguar. Po ashtu edhe Festim Krasniqi po provohet tek Partizani. 

Exit mobile version