Site icon Telegrafi

“Dritë në fund të tunelit”: Gjenden flokë në pusin në të cilin kishte rënë një fëmijë në Spanjë

Ekipet e shpëtimit që po përpiqen për të shpëtuar një djalë dyvjeçar që ra në një pus në Spanjën jugore, kanë gjetur disa fije të flokëve të tij, thanë autoritetet të mërkurën, duke ngritur shpresat për gjetjen e foshnjës, fati i të cilit e ka kapluar kombin për disa ditë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky është edhe konfirmimi i parë që Yulen është poshtë boshtit 110 metra pasi anëtarët e familjes thanë se ai u ra të dielën duke luajtur ndërsa prindërit e tij po drekonin aty pranë.

“Ne kemi gjetur flokë (në pus) dhe testet e ADN-së të kryera nga Garda Civile vërtetojnë se i përkasin fëmijës”, tha për Cadena Ser, Alfonso Rodriguez Gomez, një përfaqësues qeveritar i rajonit jugperëndimor të Andaluzisë.

Babai i djalit Jose tha se zbulimi nënkuptonte se ai dhe nëna e Yulenit mund të “shihnin pak dritë”, duke shtuar se ata ndiheshin “të vdekur, por me shpresë për një engjëll që të na ndihmonte ta nxirrnim përsëri gjallë”.

Ndryshe zjarrfikësit kishin gjetur më parë një kuti me ëmbëlsira në pus, por dy kamera të futura poshtë nuk arritën të kapnin ndonjë gjurmë të tij.

“Ka shpresë se ai është i gjallë, por ato zvogëlohen pas çdo minute”, tha Miguel Angel Escano, kryebashkiaku i Totalanit, qyteti më i afërt.

Ekipet e shpëtimit po gërmojnë dy tunele, një paralele me pusin dhe një tjetër në një kënd që synon të arrijë aty ku fëmija besohet të ketë rënë.

Autoritetet thanë se operacioni i vështirë në zonën malore pritej të zgjaste mes 24 dhe 48 orësh. /Telegrafi/

Exit mobile version