Telegrafi

Dritë e gjelbërt për shkrirjen e VolKswagen-it dhe Porsche-s

Këshillet mbikqyrëse të të dyja sipërmarrjeve e kanë miratuar gjatë takimeve të ndara në Wolfsburg shkrirjen e planifikuar të tyre, pas një lufte të gjatë prej disa muajsh për marrjen e pushtetit në sipërmarrje.

Ndryshimet ishin të domosdoshme, sepse Porsche kishte grumbulluar gjatë përpjekjeve të marrjes përsipër të koncernit Volkswagen një borxh prej dhjetë miliardë eurosh.

Tani është planifikuar që Voklswageni hap pas hapi të futet në sipërmarrjen e Porsche-s, fillimisht me 3,3 miliardë euro. Brenda dy vitesh Porsche duhet të bëhet pjesë e Voklswagenit.

Udhëheqës i koncernit të përbashkët do të jetë drejtori i Vokswagenit, Martin Winterkorn.