Skuadra gjilanase është rikthyer te fitorja fuqishëm, duke mposhtur Vushtrrinë me rezultat të thellë 5-1.
Xhevdet Shabani shënoi fillimisht për vendasit në minutën e pestë për ta barazuar Vushtrria rezultatin në minutën e 13-të nëpërmjet Traores.
Drita e riktheu epërsinë ku nga penalltia shënoi Fillim Guraziu për 2-1, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Drita vazhdoi fuqishëm ndeshjen falë ndeshjes fantastike nga Xhevdet Shabani i cili shënoi het-trik dhe njëherit katër gola në këtë takim.
Ndërkohë fitore ka shënuar edhe Drenica në ditëlindjen e komandantit Adem Jashari.
Kuqezinjtë mposhtën Llapin me rezultat 2-1 falë golave të shënuar nga Sami Geci dhe Taulant Dajaku, ndërkohë për Llapin realizoi Benjamin Emini. /Telegrafi/