Telegrafi

Dritat polare dhurojnë spektakël në Zelandë të Re

Banorët e Zelandës së Re u befasuan kur dritat jugore u shfaqën në disa qytete të vendit.

Të hënën mbrëma, adhuruesit e Aurorave kanë ndarë në mediet sociale imazhe të dritës vjollce, portokalli dhe jeshile që ‘prekën’ kodrat e Christchurch, Wellington dhe Auckland, transmeton Telegrafi.

Nivelet jashtëzakonisht të larta të aktivitetit të stuhisë diellore, nënkuptonin që Aurorat australiane mund të shiheshin shumë më larg në veri se sa shihen ato zakonisht, dhe në qytetet ku ndotja nga drita normalisht do t’i bënte ato të padukshme.

“Cunami diellor” që shkaktoi aurorat në qiellin e natës kishte arritur nivele që nuk ishin parë në Zelandën e Re që nga viti 2017, sipas një eksperti.