Telegrafi

Dritat në njërën anë të Drinit të Zi nuk funksionojnë vetëm një muaj pas lëshimit në përdorim

Ndriçimi me drita një njërën anë të Drinit të Zi në Strugë nuk funksinojnë.

Komuna e Strugës para një muaji e inauguroi këtë projekt, ndërsa edhe pse ka ngjyra të ndryshme, njëra anë nuk ka dritë dhe kjo është dita e dytë me radhë. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për defekt, por ato kanë garanci 10 vjeçare.

Lexo po ashtu Ndriçohet Drini i Zi në Strugë i cili kushtoi mbi 100 mijë euro

Para një muaji, kryetari Ramiz Merko përuroi ndriçimin e limit, ndërsa për këtë projekt u shpenzuan rreth 110 mijë euro.

Gjatësia e ndriçimit, sipas Komunës së Strugës, është 1.800 metra, përkatësisht nga 900 në të dyja anët./Telegrafi/